ubootUpgradeInstructions.sq   (100%)

ÇFARË

Për shkak të projektit FreedomBox (dhe sigurisht falë shumë individëve), Debian ka krijuar mbulim të DreamPlug-ut në paketën e vet u-boot që prej Korrikut, pavarësisht mbulimit të pamjaftueshëm nga versioni zyrtar në qarkullim (çka po rregullohet, dhe hedhja zyrtare në qarkullim këtë Dhjetor do të duhej të mbulojë edhe DreamPlug-un). Në versionin Debian, U-Boot mund të kryejë nisjen e një kerneli prej një sistemi kartelash ext2 (ose një të rrjedhur prej tij), gjë të cilën nisjengarkuesi i dhënë nga prodhuesi nuk e bën dot.

PSE

Përherë është e rëndësishme të kihet një nisjengarkues që është software i lirë dhe që përmbush standardet Debian të cilësisë. Është e rëndësishme të qenët në gjendje të modifikohet dhe të montohet U-Boot-i prej burimit, duke aktivizuar ose çaktivizuar veçori sipas dëshirës. Është më e udhës të mos kihet nevojë të përdoret një ndarje FAT për nisjen e FreedomBox-it të dikujt. Kjo parandalon veçanërisht disa probleme të cilat gjatë përmirësimit të pajisjes do të shkaktojnë dëmtimin e sistemit, siç është vënë re këtu së fundi: http://www.plugcomputer.org/plugforum/index.php?topic=5965.0

SI

Siguroni paketën Debian U-Boot për armel, për shembull

http://cdn.debian.net/debian/pool/main/u/u-boot/u-boot_2011.12-2_armel.deb

Përftojeni lëndën e kësaj pakete në një drejtori të përkohshme, për shembull

dpkg-deb -x u-boot_2011.12-2_armel.deb /tmp/bootloaderfun

cd /tmp/bootloaderfun/usr/lib/u-boot/dreamplug/

Aty duhet të gjenit një drejtori usr/lib/u-boot/dreamplug/ me dy kartela brenda, uboot.elf dhe u-boot.kwb. Do t'ju hyjnë në punë që të dyja.

Sigurohuni që keni të instaluar OpenOCD-në, për shembull

aptitude install openocd

Sigurohuni që DreamPlug-u juaj është i lidhur te portat UART dhe JTAG te pajisja juaj GuruPlug JTAG. Sigurohuni që pajisja JTAG është e lidhur te porta USB e kompjuterit tuaj dhe se shfaq një pajisje USB seriale.

Lidhuni te konsola juaj DreamPlug përmes një programi për ndërlidhje seriale, për shembull

screen /dev/ttyUSB0 115200

Ndizeni DreamPlug-un tuaj, dhe vëreni në punë

sudo openocd -f /usr/share/openocd/scripts/board/sheevaplug.cfg -c init -c sheevaplug_load_uboot

Nëse kabllot tuaja janë lidhur ashtu si duhet dhe ka ardhur koha, do të duhej tani të xhironit Debian U-Boot-in prej kujtesës në pajisjen tuaj. Në të kundërtën, kontrolloni kabllot dhe vazhdoni të rijepni qorrazi këtë urdhër teksa pajisja kryen nisje dhe rinisje. Prisni për çastin magjik.

Logoja duhet të tregojë 2011.12, dhe nëse jepni 'version' te U-Boot-i, do të duhej t'ju përgjigjej se është ndërtuar mbi Debian. Nëse kjo nuk ndodh, diçka ka shkuar ters.

Më tej, vendoseni kartelën u-boot.kwb e kësaj drejtorie te një shërbyes TFTP që e keni nën kontroll, në një rrjet të kapshëm nga DreamPlug-u juaj. Ka metoda alternative për kalimin e kësaj kartele te kompjuteri juaj DreamPlug, nëse parapëlqeni të tilla, por që nuk janë radhitur këtu.

Rregulloni rrjetin dhe me ndihmën e TFTP-së kalojeni pamjen te DreamPlug-u juaj. Kjo nënkupton që keni rezervuar IP 192.168.1.8 për DreamPlug-un tuaj, që shërbyesi juaj TFTP punon te 192.168.1.2, dhe që pamjes i keni vënë emrin dreamplugfreedom.kwb te shërbyesi TFTP.

setenv ipaddr 192.168.1.8

setenv serverip 192.168.1.2

tftp 0x6400000 dreamplugfreedom.kwb

Nëse kjo del me sukses, do të shihni diçka të ngjashme me

Bajte të shpërngulur = 193952 (2f5a0 hex)

Vini re numrin gjashtëmbëdhjetësh, ngaqë do ta përdorim për shkrimin te pajisja flash SPI/NOR.

sf probe 0

sf erase 0x0 0x100000

sf write 0x6400000 0x0 [vendosni këtu numrin e qëparshëm gjashtëmbëdhjetësh, të paraprirë me një "0x", pra diçka të tillë :0x2f5a0]

Atëherë, nëse gjithçka ka shkuar në rregull, po xhironi përfundimisht Debian's U-Boot-in te DreamPlug-u juaj. Kontrolljeni këtë fakt duke rinisur pajisjen.

Do të duhej të nisej me ca fjalë që përshkruajnë versionin e atëçastshëm, dhe kur jepni urdhrin 'version' do të pritej të përgjigjej me të njëjtin.

Në këtë pikë ka gjasa që të doni të përshtatni fomrmësimin tuaj për nisjen me një varg urdhrash setenv të ndjekura nga një 'saveenv'.

Shijoni software-in tuaj të lirë.